Klivja Çaçi është 25-vjeçarja nga Korça e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në Livonia, Westland, SHBA.
Mësohet se ajo humbi jetën rreth orës 06:30 të mëngjesit teksa po udhëtonte me makinën e saj tip Chevrolet dhe në përpjekje për të dalë në anën tjetër të rrugës, humbi kontrollin e automjetit.
Menjëherë humbi jetën duke lënë pas shumë dhimbje. Vajza nga Korça prej disa vitesh jetonte në Amerikë e vetme, në kërkim të një jete më të mirë. Por ëndërrat u thyen në mes.
Duhet të themi se familja kishte marrë hua për ta dërguar vajzën në Amerikë. Trupi i pajetë i 25-vjeçares ndodhet ende në Amerikë. Familjarët kërkojnë ndihmë për të sjellë trupin e saj në vendlindje pasi ende nuk kanë shumën e nevojshme të parave që të mundësojë udhëtimin e saj të fundit.
Shumë shqiptarë që jetojnë në kontinentin e largët dhe jo vetëm, kanë nisur të ndihmojnë me shuma të ndryshme, por duhen ende shumë të tjera që trupi i saj të rikthehet pranë familjes. Më poshtë keni dy numrat e bankës nëse çdokush do të kontribuojë.
Numrat e llogarisë:
AL57202120070000000001376666 në DOLLARË
SGSBALTX
AL42202120070000000011376666 në LEKË
SGSBALTX