Vendosni fjalën kyçe....

Lojërat e fatit, dorëhiqet ministrja e Sportit në Britaninë e Madhe


Në Britaninë e Madhe ministrja e Sporteve dha dorëheqjen këtë të enjte për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Ministrja për Sportin dhe Shoqërinë Civile, Tracey Crouch dorëzoi dorëheqjen e saj, pasi projektbuxheti i prezantuar nga qeveria e shtynte për më vonë reduktimin e planifikuar të shumës maksimale të lejuar për t’u luajtur në makineritë e lojërave elektronike, nga 100 paund në vetëm 2 paund (2.3 euro apo 2.6 dollarë).

Qeveria e shtyu këtë masë për në tetorin e ardhshëm, në vend të prillit që ishte parashikuar dhe një afat i mbështetur edhe nga ministrja Crouch. Por kjo shtyrje nuk u pranua nga ministrja e cila menjëherë dha dorëheqjen.

“Me shumë zhgënjim më duhet të njoftoj se jam dorëhequr nga një prej posteve më të mira në qeveri. Politikanët shkojnë e vijnë, por parimet mbeten aty përgjithmonë”, shkroi në Twitter ish-ministrja Crouch.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *