Vendosni fjalën kyçe....

A po e financon Soros karvanin e emigrantëve drejt SHBA-së? Trump: S’do habitesha


Presidenti Trump i ka mëshuar idesë që qarkullon së fundmi edhe mes përkrahësve të tij se George Soros ose grupe të tjera që kanë lidhje me Demokratët po financojnë karvanët e emigrantëve që po i drejtohen drejt kufirit jugor të SHBA-së.

“Unë nuk do të habitesha, nuk e di kush, por nuk do të habitesha. Shumë njerëz thonë” po “, i tha Trump një gazetari të “Daily Mail”-it, i cili e pyeti atë se çfarë mendonte për idenë se Soros po financonte karvanët e emigrantëve.

Me zgjedhjet afatmesme më pak se një javë larg, Trump kërkon fitoren e zgjedhjeve për të mbajtur kontrollin republikan në Kongres.

Pasi njoftoi më parë këtë javë se ai do të dërgonte 5,000 trupa në kufirin meksikan për të ndaluar karvanët emigrantë, ai e çoi numrin e ushtarëve në 15,000 në një konferencë shtypi të mërkurën, duke theksuar se “askush nuk do hyjë në SHBA.”

Kongresmeni Matt Gaetz publikoi pak ditë më parë disa pamje ku tregoheshin gratë dhe fëmijët e Amerikës Qendrore që marrin para për t’u bashkuar me një karvan emigrantësh, ndërsa “Fox News” raportoi më herët këtë javë disa nga emigrantët duke u transportuar nëpërmjet Meksikës me mjete në mënyrë që të arrijnë në SHBA ditën e zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *