Vendosni fjalën kyçe....

Balliu pas deklaratës së Tahirit: Kërcënon Ramën që ta shpallë të pafajshëm


Klevis Balliu

Klevis Balliu, deputeti i PD-së pas deklaratës së ish-ministrit Saimir Tahiri, thotë se drejtësia e kapur është gati për t’i dhënë atij pafajësinë.

Sipas Balliut, deklarata e Tahirit sot është as më shumë dhe as më pak se një kërcënim nga ana e Tahirit për kryeministrit Rama, me qëllim që ta shpallë të pafajshëm në hetimin për trafik ndërkombëtar droge.

“Duke mashtruar me ftohtësinë që karakterizon një kriminel, Saimir Tahiri përgatit lirinë edhe nga drejtësia shqiptare.

Duke ofruar vendimin e Gjykatave Italiane, ish Ministri trafikant bën gati dosjen dhe vendimin që do ta shpallë atë të pafajshëm nga drejtësia e kapur në Tiranë.

Të gjithë e dinë se vendimi që publikoi Saimir Tahiri nuk ka asnjë vlerë pasi nuk ka patur një çështje Tahiri në Itali dhe këtë e ka deklaruar vetë Saimir Tahiri me datë 24 tetor 2017. Por për Tahirin, i cili kërcënon Edi Ramën dhe i kërkon që ta shpallë atë të pafajshëm, të gjithë e dinë që ai është i implikuar në trafikun e lëndëve narkotike me kushërinjtë e tij.”, shkruan Balliu.

Tahiri tundi sot para medieve vendimin e Prokurorisë së Anti-mafias italiane, që ka kërkuar pushimin e hetimeve për të, duke e konsideruar atë si provë për pafajësinë e tij. Tahiri përmendi një dorë të zezë, që sipas tij ka sponsorizuar lajmet dhe publikimet kundër tij.

Fotomontazhi publikuar nga Balliu

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *