Vendosni fjalën kyçe....

Guri i përvishet Tahirit: Si një p*tanë kërkon shpëtim, s’të shpëton dot as suxhuku i Edi Ramës!


Elona Guri dhe Saimir Tahiri

Anëtarja e kryesisë së LSI-së Elona Guri i është ‘përveshur ‘ ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit pas deklaratës së këtij të fundit sot. Guri është shprehur se Tahiri si një p*tanë kërkon shpëtim por kësaj here s’e shpëton dot as suxhuku i Edi Ramës, as “bakllavaja” e Donikës dhe as byfteku i Artës.

“Si nje p*tane kerkon virgjerine, me kopila fshehur neper bote t’i shpetojne drejtesise, bilbilat kendojne neper telefona, per varese, byzylyke, kostume e miliona euro per te blere zgjedhjet, “Kamionisti” Saimir! Netet pa gjume te duket sikur mbaruan, lotet e tua, tashme te qenkan thare, por mos harro jane me mijera nena qe qajne per femijet e tyre, qe ti iu solle drogen ne shtepite e tyre.

Si nje p*tane kerkon shpetim, je gati te japesh çdo gje, tepsi, kusi, gjellen dhe byrekun, por nuk te shpeton as “bakllavaja” e Donikes, as byfteku i Artes dhe as suxhuku i Edi Rames.”, shprehet Guri.

Tahiri sot deklaroi se Prokuroria italiane mbylli hetimet ndaj tij. Gjatë fjalës së tij, ai përmendi një dorë të zezë, që ka sponsorizuar lajmet dhe publikimet kundra tij duke e quajtur veten e tij të pafajshëm në gjithë akuzat drejtuar atij.

Ish-minstri tundi dokumentin e Prokurorisë italiane dhe tha se çështja ndaj tij atje është pushuar.  Gjithë këtë ish-ministri e konsideroi si provë për pafajësinë e tij edhe në Shqipëri. Duhet të themi se Tahiri është nën hetim për trafik ndërkombëtar droge.

“Gazetarët hidhnin lajme bombastike dhe më pas analistët i merrnin dhe bënin lajme. Qeshja me ata që i njihja dhe bënin sikur nuk më kishn njohur kurrë dhe me ata që s’më njihnin fare dhe bënin sikur më kishin njohur gjithë jetën. Kanë gënjyer për mua çdo ditë. S’e kam humbur besimin se e vërteta do dalë.”, u shpreh ndër të tjera ai.

 

Elona Guri dhe Saimir Tahiri

 
 
 
 
 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *