Vendosni fjalën kyçe....

I kopjon me vetëdije të tjerët plagjiaturisti Rama?! Tri herët kur komanda “copy-paste” ka funksionuar për mrekulli


Pak muaj më parë, Rama prezantoi projektin e ri të Teatrit Kombëtar, që do zëvendësonte të vjetrin, për të cilin maxhoranca ka votuar që të prishet.

Nuk kaloi pak kohë dhe projekti i Teatrit Kombëtar, nga Bjarke Ingels, rezultoi që ishte plagjiaturë e projektit të studios ukrainase “Forma” për Operan e Busanit në Korenë e Jugut, projekt që kishte fituar çmimin e tretë në konkurs duke u skualifikuar.

E trumpetuar si arritje e madhe e qeverisjes së tij, rreth një muaj e gjysmë më parë, më 15 shtator Rama prezantoi kompaninë shqiptare të fluturimeve “Air Albania”.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se kishte zgjedhur që avionëve t’u vinte emrat e poetëve duke nisur nga Lasgushi, më pas Migjeni e Fan Noli.

2 ditë më pas, edhe kjo “gjetje” e Ramës, për të emërtuar avionët me emra poetësh doli se ishte kopjim që vinte kësaj here nga Norvegjia. “Norwegian Air Shuttle” kishte bërë më parë të njëjtën gjë në respekt të heronjve dhe shkrimtarëve më në zë të vendit.

Ditën e djeshme, kryeministri prezantoi në “Facebook” projektin e ri të aeroportit të Kukësit, duke u zotuar se pas një viti ai do ishte shumë më i bukur se sa dukej në videon 3D.

Sot doli se edhe ky projekt i prezantuar nga Rama është një projekt i ideuar më herët nga studioja “UN” për aeroportin e Kutaisit në Gjeorgji.

Prej shumë muajsh qeverisja e kryeministrit Rama është prekur nga skandale të rënda.

Dy ish-ministra të Brendshëm janë larguar nga detyra. Saimir Tahiri ndaj të cilit ka një çështje në hetim për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe Fatmir Xhafaj, i cili është denoncuar se në bashkëpunim me prokurorinë ka manipuluar provat për audiopërgjimin ndaj të vëllait.

Dy ish-deputetë socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka janë arrestuar pa ditë më parë dhe janë pa hekurave pasi dyshohen si të përfshirë në çështje të ndryshme kriminale.

Dy deputetë të tjerë socialistë, Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, janë akuzuar nga një nënkomisar policie se e kanë kërcënuar që të mbyllte çështjen e djalit të deputetit të Krujës.

Dy kryebashkiakë socialistë, Artur Bushi e Vangjush Dako janë denoncuar, i pari për kërcënimin e nënkomisarit kurse i dyti për bashkëpunim me krimin e organizuar për blerjen e votave në zgjedhjet e fundit.

Mes gjithë këtyre skandaleve, përveç manovrave të tjera të Ramës për të shpërndendruar vëmendjen e publikut, a mos edhe plagjiaturat e prezantuara prej tij bëhen për të njëjtin qëllim?! /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *