Vendosni fjalën kyçe....

Ju kanë rrahur në oborrin e shtëpisë? Përgjigjja që jep Tahiri


Pak kohë më parë ish-kryeministri Sali Berisha deklaronte se ish-ministri i Brendshëm ishte rrahur pas “kodeve” të dërguara në drejtim të Ramës.

I ftuar në “Opinion” Tahiri është pyetur nga gazetari Fevziu “nëse e kanë rrahur në oborrin e shtëpisë” dhe për këtë Tahiri i është përgjigjur me ironi se shtëpia e tij nuk ka oborr. Madje ai i tha Fevziut se kjo pyetje ishte shumë banale.

Fezviu: Ju kanë rrahur në oborrin e shtëpisë?

Tahiri: Kush e ka nxjerr këtë? (qesh). Kush e ka bërë këtë. Shtëpia ime skam oborr. Shumë banale kjo Fevzi.

Brenda tyre ka një egërsim dhe një luftë të brendshme të pa mëshirë. Del por nuk di ta lexosh. A e more vesh që e kanë rrahur Saimir Tahirin para një jave. Në mënyrë absolute bandat e Edi Ramës. Sa filloi t’i përmendi Edi Ramës çatinë. Ishte fjalë kod ajo. Sa ia përmendi këto e zhdëpën. Prandaj, këto i kanë brenda. Kryekumbari në shpellën e mafies bën ligjin. Saimiri ia kërcënoi çatinë. “Çati”, “Themele” janë gjuhë shpelle, janë kod i mafias” deklaronte Berisha në fillim të muajit tetor të këtij viti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *