Vendosni fjalën kyçe....

Ka një javë që e paralajmëron, Saimir Tahiri: 1 vit heshtje, sot kam disa gjëra për të thënë


Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, prej një jave tashmë paralajmëron se ka disa gjëra për të thënë.

Sot ai ka publikuar një mesazh për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, të cilët i lajmëron se në orën 11:00 do të bëjë një publikim pas një viti heshtje.

“1 vit heshtje, sot kam disa gjera per te thene! Shihemi ne 11.oo, live ketu”, shkruan Tahiri.

Të njëjtën gjë deklaroi edhe dy ditë më parë, pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda ku dorëzoi ato që ai i quante “provë diçizive” për çështjen për të cilën akuzohet.

 “Paraqita diçka që ka rëndësi decizive për procesin. Do të flas pas 2 3 ditësh për çfarë është. Më vjen keq që keri ardhur deri këtu, por nuk mund të them më shumë. Prisni 2-3 ditë dhe do e merrni vesh. Nuk kam frikë nga asnjë. Ju kërkoj mirëkuptimi tuaj. Kam mbi një 1 vit që dëgjoj pafundësisht akuza ndaj meje dhe kam heshtur.” – janë fjalët e Tahirit.

Po ashtu ditën kur u lajmërua dorëheqja e Fatmir Xhafajt, Tahiri kishte planifikuar një konferencë për mediat, të cilën e anuloi në momentin e fundit.

Ish-ministri i Brendshëm është nën hetim për shpërdorim detyre dhe trafik ndërkombëtar droge me bandën e Habilajve, të cilët po hetohen në Itali ku edhe janë arrestuar.

Tahiri ka vendosur të rikthehet me një media pasi ka regjistruar në QKB themelimin e shoqërisë mediatike “Zëri i Popullit”. Gazeta “Zëri i Popullit” u  mbyll me vendim të kryeministrit Rama por pritet të rihapet nga Tahiri, i cili është nën hetim për trafik ndërkombëtar droge dhe shpërdorim detyre.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *