Debate të shumta ka ngjallur vrasja e Konstandin Kacifasit në Bularat të Gjirokastrës. Një deklaratë që ka ngjallur shumë debat në Greqi ka bërë edhe ish-ministri i Jashtëm grek, Theodoros Pangalos,.
Në një intervistë për “Sky”-n grek, ajo deklaroi se policia shqiptare ka vepruar mirë në rastin e vrasjes së ekstremistit Konstandin Kacifas. Ai tha se ishte kundër atyre që mbanin armë.
“Mos harroni se ai kishte armë, a e patë ju? Unë jam kundër këtij faqeziu. Unë besoj se kushdo që ka armë në dorë duhet të qëllohet. Jam kundër këtij faqeziut. Ashtu siç ndodh edhe në SHBA, këta qëllohen në raste të tilla”, tha Pangalos.
Menjëherë gazetarët në studio e mbyllën intervistën me të dhe mezi e lanë të përfundonte fjalën ish-ministri i Jashtëm.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=97&v=39DRBjjD1sY