Turqia ka nisur shpimet për naftë dhe gaz në Mesdheun lindor të mërkurën, dy javë pas tensionit të fundit me Greqinë lidhur me të drejtën për eksplorimin e hidrokarbureve në zonë.
Anija turke e shpimit “Fatih” do të fillojë kërkimin në zonën e Alanyas-1, 100 kilometra larg provincës jugore turke të Antalias, tha të martën ministri turk i energjisë, Fatih Donmez.
“Ne nuk po shohim burimet e të tjerëve, çështja jonë e vetme është t’i prezantojmë popullit tonë pasuritë brenda territorit tonë”, citon “Reuters”.
Vendi i shpimeve turk është në një distancë nga ujërat e diskutueshme me Greqinë dhe me Qipron, të cilat Turqia ka paralajmëruar në javët e fundit për mosmarrëveshjet me kufijtë detarë dhe për shpimin e naftës dhe gazit.
Dy javë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë tha se “Stacioni turk “Antalia” kishte nisur kërkimet në mënyrë të paligjshme në pjesën e shelfit kontinental që i përket Greqisë “.
Përgjigja nuk voni nga Ministria e Jashtme e Turqisë ku thuhet se “këmbëngulja e Greqisë mbi pretendimet e saj joreale do të jenë kundërproduktive dhe të dëmshme sa i përket marrëdhënieve dypalëshe dhe stabilitetit rajonal”.