Mjekët kinezë u habitën pasi gjetën një lugë 20 centimetra brenda fytit të një pacienti që mezi merrte frymë.
Çuditërisht, objekti nuk kishte një problem aq i madh për pacientin për muaj të tërë duke qenë se ai nuk ishte paraqitur në spital për ndihmë.
Personi i quajtur Zhang, e kishte gëlltitur lugën e çelikut prej 20 centimetrash të gjatë në një përpjekje për t’u mburrur para shokëve të tij.
I riu rreth rreth 20-vjeçar e mbajti lugën brenda tij për rreth një vit dhe u paraqit në spital vetëm pasi dikush e goditi në gjoks dhe kjo i shkaktoi probleme të rënda.
Ai kërkoi ndihmë në muajin tetor pasi nuk mbushej dot me frymë dhe ndjente dhimbje shumë të forta.
Pas radiografisë u pa se objekti metalik ishte mbërthyer brenda ezofagut dhe u desh një operacion prej 2 orësh për ta hequr. Pas kësaj pacienti është shëruar krejtësisht por mund ta kishte pësuar rëndë mburrjen para shokëve.