Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në daljen e tij publike në emisionin “Opinion” pas rreth një viti nën hetim nga prokuroria për lidhjet me grupin e trafikantëve “Habilaj” ndër të tjera ka folur edhe për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama.
Tahiri ka deklaruar se me Kryeministrin e Shqipërisë nuk kam marrëdhënie” duke mos u shprehur më shumë rreth marrëdhënieve me ish-shefin e tij gjatë kohës që shërbente si ministër i Brendshëm.
“A ka interes publik kjo? E shoh të parëndësishme këtë, për çështjen për të cilën jam në hetim dhe për të cilën kam ardhur të përgjigjem. Nuk do doja kurrë që cilado marrëdhënie e imja të kishte ndikim të cilitdo lloji tek ky process. Me Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Partisë ka kohë që nuk kam marrëdhënie, por kam bërë detyrën time që e kam njoftuar për këtë vendim”- deklaroi Tahiri.