Vendosni fjalën kyçe....

Meta në Itali, merr pjesë në meshën kushtuar Kardinalit shqiptar Troshani


Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet në Itali për të marrë pjesë në meshën e organizuar nga Kryeipeshkvi i Firences, Betori në nder të 90-vjetorit të Kardinalit shqiptarm Ernest Troshani.

Në vizitën e tij në vendin fqinj Meta është takuar me kryebashkiakun e Firenzes, Dario Nardella. Më pas Meta ka takuar edhe Karindalin Troshani, në nder të të cilt mbahet mesha e sotme.

“I lumtur të marr pjesë sot në meshën për gjithë shenjtorët organizuar nga Kryeipeshkvi i Firencës Betori për nder të 90-vjetorit të Kardinalit tonë të dashur Troshani. Sot në Firence me kryetarin e Bashkisë, Dario Nardella, për meshën e gjithë shenjtorëve, për nder të 90-vjetorit të lindjes së Kardinalit tonë Ernest Simoni Troshani.” – shkruan Meta në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *