Vendosni fjalën kyçe....

Neymar në telashe, rrezikon 6 vite burg në Spanjë


Ylli brazilian i PSG-së dhe kombëtarës së Brazilit, Neymar, mund të përballet me 6 vite burg për akuzat e korrupsionit që lidhen me transferimin e tij te Barcelonë në vitin 2013, shkruajnë mediat spanjolle.

Lojtari, 26 vjeç, është në pritje të gjyqit në Spanjë së bashku me prindërit e tij, presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe ish-shefin e Barcelonës, Sandro Rosell, lidhur me akuzat për parregullsi kur lojtari u transferua në Spanjë nga klubi brazilian Santos pesë vjet më parë.

Autoritetet tani e kanë referuar çështjen në Dhomën Penale përpara tre gjyqtarëve, që do të thotë se lojtari rrezikon dënim me më shumë se pesë vjet.

Një gjykatës spanjoll që drejtoi hetimin ka paralajmëruar se ata që përfshihen mund të rrezikojnë deri në gjashtë vjet burg nëse ato të shpallen fajtorë.

“Parimisht, personat e përfshirë në këtë çështje rrezikojnë nga katër deri në  gjashtë vite burg”, tha gjyqtari Jose Maria Vazquez Honrubia, sipas “AFP”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *