Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet drejtoresha e Tatimeve në Vlorë, “furtunë” edhe te Mjedisi


Sharkohet drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve në Vlorë, Pranvera Resulaj, e cila është zëvendësuar nga Evis Ago.

Resulaj është promovuar nga kryeministri Rama kohë më parë duke e cilësuar atë si drejtoreshë të suksesshme.

Resulaj është akuzuar edhe më herët në vitin 2017 për pjesmarrje në fushata elektorale në kundërshtim me ligjin, ndërsa ishte në pozicionin e drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë.

Janë shkarkuar nga detyra 15 zyrtarë të Inspektoriatit të Mjedisit në Tiranë. Mes tyre janë kryeinspektori, 8 inspektorë pyjorë dhe inspektorë mjedisorë. Ata akuzohen për korrupsion dhe abuzime me detyrën.

Njoftimi është dhënë nga ministrja e Drejtësisë Gjonaj në një konferencë për shtyp. Sipas Gjonajt janë marrë 36 masa disiplinore edhe ndaj punonjësve të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë dhe Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor – Dega Rajonale Tiranë.

Ndërkohë në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë janë rekomanduar 8 masa disiplinore për staf drejues dhe administrativ të këtij institucioni.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *