Mbrëmjen e sotme një ngjarje është rregjistruar në Shkodër, ku është vendosur një granatë në automjetin e shtetasit Nehat Zaganjori.
Shtetasi Zaganjori është punonjës i Tatimeve në Shkodër
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura Dervishbeg.
Granata e vendosur në mjetin tip ‘Benz’ nuk ka shpërthyer. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të policisë.
Grupi hetimor nga të dhënat e para ka dyshime se sinjali kërcënues ndaj punonjësit të Tatimeve është për shkak të detyrës.