Vendosni fjalën kyçe....

Tahiri: Besoj se Jaeld Çela është i pafajshëm


Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili prej një viti është nën hetim nga Porkuroria për përfshirjen në lidhjen me trafikantët e drogës në çështjen e njohur si “Habilajt”.

I pyetur në studion e emisionit “Opinion” për tre drejtuesit e policisë të cilët janë në arrati për shkak të hetimit nga Prokuroria si të përfshirë në trafikun e drogës pas përgjimeve nga autoritet italiane si të lidhur me bandën “Habilajt”, Tahiri tregon se njeh vetëm njërin prej tyre përkatësisht Jaeld Çelën.

Ish-ministri i Brendshëm beson se Jaeld Çela ish-drejtues i Policisë së Qarkut Vlorë është i pafajshëm.

Për këta të tre, unë kam vënë ish-drejtorin e qarkut, ndërsa këta të dy nuk i njoh fare. Unë kërkoj që askush nuk duhet t’i shmanget drejtësisë. Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm. Nëse ndodh e kundërta ai ka abuzuar me besimin  tim dhe prokuroria duhet ta hetojë. Me sa di unë, jam e vetmja çështje që hetohem nga 7 prokurorë, por ju them bëjini 70 prokuorë por vetëm jepni drejtësi.”- u shpreh Tahiri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *