Vendosni fjalën kyçe....

Vangjush Dako i kthehet Berishës: Video e botës së tretë, Durrësi do të mbetet majtas


Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, për videon e publikuar nga Sukthi i Ri në Durrës, ku pamja në rrugë ishte bllokuar nga tymi i shkaktuar prej djegies së mbeturinave.

Por sipas Dakos, videoja nuk është realizuar në Durrës, ndërsa nuk ngurron t’i thotë Berishës se durrsakët do të vazhdojnë të votojnë për të majtën në politikë.

“Shikojeni pak videon e Babës Lulit për me demek Sukthin dhe blozën! U bë e disata herë që ky Plak nxjerr video nga bota e tretë që i’a faturon Durrësit, po unë i them s’ka video dhe toç apo larvë që e kthen me pushtetin tënd o i vdekur dixhital! Durrësi ka qenë, është dhe do të mbetet nga ana e zemrës: Majtas!”, shkruan Dako.

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi mbrëmjen e kaluar në “Facebook” denoncimin e një qytetari, i cili shkruante se ajo që dukej në video si mjegull, ishte tym i mbeturinave të djegura që rrezikon jetën e të gjithë banorëve në Sukth të Ri.

“Kjo nuk eshte mjegull por tymi dhe bloza e Gjushit per banoret e Sukthit te ri! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb Ju lutem postojeni sepse nuk na degjon askush nuk eshte mjegull eshte tym mbeturinash qe digjen eshte nje vrasje e ngadal per te gjith banoret e sukth i ri , durres , lagje 6 , postoje pasi nuk gjejm zgjidhje asnje insitut shteteror“, shkruante Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *