Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi në Kinë: Rritje investimevesh në Shqipëri, do krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim  Monika Kryemadhi, në përfundim të vizitës së saj zyrtare në Kinë vizitoi qytetin Guangzhou, i cili njihet si një nga qendrat më të mëdha ekonomike në Kinë dhe qendër e disa prej kompanive më të njohura në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.

Kryemadhi u njoh nga afër me mënyrën e organizimit të strukturave bazë të PKK-së dhe me disa prej qendrave sociale të qytetit të vendosura pranë tyre, të cilat janë një model i mirë i shërbimit ndaj qytetarëve

Kryetarja e LSI u prit në Guangzhou nga ZëvendësKryetari Z. Chen Zhiying. Ajo falënderoi Zëvendës Kryetarin Chen për mikpritjen dhe vlerësoi punën e bashkisë në menaxhimin e qytetit dhe nxitjen e shkëmbimeve tregtare.

Kryemadhi u shpreh se shumë biznese shqiptare bashkëpunojnë me kompani kineze të vendosura në Guangzhou. Ndërkohë që shprehu mbështetjen e saj për hapjen e konsullatës shqiptare në Guangzhou tregoi edhe interesin e madh të shqiptarëve për ngritjen e saj.
Ajo theksoi se ka ende shumë hapësira për bashkëpunim ndërmjet dy palëve dhe se Shqipëria ka mjaft mundësi të pashfrytëzuara për sipërmarrjet kineze dhe mbi të gjitha në fushën e turizmit.

Z. Chen njohu delegacionin e LSI me qytetin dhe mundësitë për bashkëpunim. Ai shprehu vlerësimet për punën e LSI dhe interesin e shtuar të Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi për të intensifikuar marrëdhëniet me bizneset e Kinës dhe për të rritur investimet në Shqipëri.

Duke ju referuar marrëveshjes së bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës, Zëvëndëskryetari Chen shprehu angazhimin e tyre për të rritur shkëmbimet ndërmjet palëve.

Ai foli për mundësitë e shumta në fushën e biznesit dhe turizmit, por njëkohësisht edhe për mbështetur sipërmarrësit e rinj në Shqipëri, sipas modelit të suksesshëm që ndjekin në Guangzhou. Në përfundim të vizitës  Kryemadhi u drejtoi mikpritësve ftesën për të vizituar dhe njohur nga afër Shqipërinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *