Mediat pakistaneze raportojnë se kleriku i njohur fetar, Maulana Samiul Haq, i cilësuar edhe si “babai i talibanëve”, është vrarë në një sulm me thikë.
Djali i klerikut, Hamidul Haq ka deklaruar se ai është vrarë me thikë nga një sulmues i paidentifikuar në shtëpinë e tij më 2 nëntor.
“Babai im ka qenë duke shkuar në protesë. Ai është kthyer në shtëpi për shkak të mbylljes së rrugëve dhe ka shkuar në shtrat. Më vonë ai është gjetur i vdekur në një lumë gjaku”, ka thënë Hamidul Haq për Geo News.
Megjithatë, agjencia e lajmeve, Reuters ka cituar disa familjarë të klerikut që kanë thënë se ai është qëlluar me armë zjarri nga disa sulmues të panjohur.
Samiul Haq, i cili ka qenë në të 80-at e tij, ka udhëhequr një shkollë islamike në Provincën Khyber Pakhtunkhwa në Pakistan. Kohët e fundit presidenti i vendit i kishte kërkuar bashkëpunim për të zbatuar një varg reformash në kuadër të edukimit fetar.
Burimi: Al Jazera