Vendosni fjalën kyçe....

“A u përdor ‘IMSI-CATCHER’ për të dekonspiruar SHISH”, Zagani ka disa pyetje për Tahirin


Ndërsa ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, ish-shefi i Antidrogës Dritan Zagani publikoi një pyetje për të.

Pyetja që Zagani ka për Tahirin, është nëse aparatura e përgjimit “IMSI-CATCHER” është përdorur për të dekonspiruar SHISH-in.

“A do ket nje pergjigje live per kete….!

A eshte perdorur per te dekonspiruar SHISH aparatura e pergjimit “IMCI-CATCHER” ne momentin e zbulimit te saje nga skanimi i NATO ne territorin e Shqiperise perpara Asamblese se pegjithshme te NATO ne Tirane?

Nga e mori informacionin oficeri i Policise antidroges Vlore, kur lajmeronte Habilajt se ne Vlore do te vinin oficere te SHISH enkas per ta?

Kjo strukture e posatshme pergjimi sot punon per llogari te Ministris se Brendshme apo do te licensohet te Media Zeri i Popullit?’.”, shkruan Zagani.

Zagani është një emër i njohur për përplasjet e tij me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pasi ishte i pari që denoncoi publikisht lidhjen e tij me klanin e Habilajve në Vlorë. Që prej vitin të kaluar, ai ndodhet në Zvicër ku ka fituar azil politik.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *