Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në afërsi të Rubikut, humbin jetën 2 persona, plagosen 3


Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit. Mësohet se nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona dhe  tre të tjerë janë plagosur. Personat që kanë humbur jetën janë  dy drejtuesit e mjeteve Jak Syla, 63 vjeç dhe  Myftar Kovaçi, 52 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut dhe janë përplasur dy makina.  Raportohet se gjendja e një prej të plagosurve është e rëndë dhe është nisur me helikopter drejt Tiranës.   

Njoftimi i policisë:

Në aksident janë përfshirë një “Wolswvagen” dhe një “Benz”, ndërsa ende nuk ka detaje në lidhje me identitetin e viktimve apo të plagosurve.

Shkak i përplasjes është bërë parakalimi i gabuar. Personat që kanë humbur jetën janë  dy drejtuesit e mjeteve J.S, 63 vjeç dhe  M.K, 52 vjeç.  Gjithashtu një pasagjere femër është nisur me helikopter për në Tiranë.

Foto nga vendngjarja, marrë nga Ballkan web


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *