Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Pse Rama propozoi Lleshin për Ministër të Brendshëm


Kreu i opozitës Luzlim Basha ka folur për Sandër Lleshin i cili është propozuar për drejtimin e Ministrisë së Brendshme pas dorëheqjes të Fatmir Xhafajt.

Për Bashën, propozimi i Lleshit si një figurë që nuk vjen nga politika është bërë për të kapur 100% Ministrinë e Brendshme ndërkohë që me Xhafajn e ndante përgjysëm kontrollin e institucionit.

Ajo që mund të them është që politikisht kjo përfaqëson kapjen totale të Ministrisë së Brendshme nga Edi Rama. Nëse me Saimir Tahirin kishte një ndarje 80 me 20, nëse me Fatmir Xhafajn e kishte ndarje 50 me 50, dërgimi i një vartësi pa rrënjë politike është kapja e Ministrisë së Brendshme 100% nga Edi Rama. Nëse do ta them me një fjalë ai shkon atje si zëvendësministër sepse Ministër i Brendshëm prej largimit të Xhafajt është vetë Edi Rama”- u shpreh Basha në emisionin Zonë e Lirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *