Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Që nga 2014 kanë falimentuar mbi 70 mijë biznese


Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar disa statistika në lidhje me mbylljet e bizneseve që nga viti 2014. Berisha deklaron se vetëm përgjatë këtij viti kanë kaluar në status pasiv 13.015 biznese gjatë vitit të fundit. 

 Statusi i plotë

Klime vrastare per bizneset ne Shqiperi! Nga 1 janar i vitit 2014 deri sot falimentuan: -72873 biznese dhe mbeten pa pune rreth. -120.000 te punesuar.

Lexoni te dhenat e meposhtme zyrtare qe faktojne klimen vrastare per bizneset ne qeverisjen e korruptuar te Kallam Deshtakut.

1-Gjate periudhes janar – tetor 2018 kane kaluar ne status pasiv plot 13.015 biznese, ose 65 % me shume sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar (gjate te ciles kaluan ne status pasiv 7.878 biznese).

2-Gjate muajit tetor 2018 kane kaluar ne status pasiv plot 1.788 biznese, ose 85 % me shume sesa tetor 2017 (gjate te cilit kaluan ne status pasiv 967 biznese).

3-Qe nga 1 janar 2014 e deri me sot kane kaluar ne status pasiv (kane ulur qepenat) plot 72.873 biznese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *