Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se pas vrasjes trupi i Khashoggi-t është djegur me acid


Një zyrtar i lartë turk, këshilltari presidencial Yasin Aktay, ka deklaruar se trupi i Jamal Khashoggi u shpërbërë në acid pas prerjes në copa.

Sipas tij ky  është i vetmi përfundim i logjikshëm sepse ata që e kanë vrarë  gazetarin saudit në Stamboll, kanë shkatërruar trupin e tij “për të mos lënë pas gjurmë”. Khashoggi, një kritik i sundimtarëve sauditë, u vra në konsullatën e vendit më 2 tetor. 

“Arsyeja që ata kanë dejgur me acid trupin e Khashoggi ishte që të shpërndanin sa më lehtë eshtrat e tij”, tha z. Aktay. Trupi i Khashoggit nuk është gjetur ende.

Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan ka kërkuar që Arabia Saudite të zbulojë vendndodhjen e trupit të Jamal Khashoggi dhe t’i dorëzojë të dyshuarit në vrasjen e tij.

Erdogan tha se ata që janë përgjegjës për vrasjen e tij duhet të përballen me gjyqin në Turqi.

“Çfarëdo që ndodhi, do ju vijë fundi këtyre 18 personave.” tha Erdogan. “Nëse sauditët nuk mund t’i bëjnë të dyshuarit të flasin, atëherë Turqia do i bëjë. Incidenti ndodhi në Stamboll. Prandaj, dorëzoji ato te ne, dhe le t’i gjykojmë ata,” tha ai.

Burimi: BBC

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *