Templates by BIGtheme NET

Killeri i Bashkisë

Nga Ervin Goci

Meqenëse killeri i Bashkisë i paska bërë dhe një klip kësaj unazës së mesme më pak, po i them nja dy fjalë, që kush do mund t’i mbajë shënim se mund t’i shpëtojnë jetën. 

E para kujdes kur ecni në trotuare, sepse niveli i rrugës ka kapërcyer nivelin e trotuarit dhe në këtë rast dhe trotuari është pjesë e rrugës, zëreni se po ecni në rrugë. Rrezikshmëria është e tmerrshme, sepse më të devijuar të timonit, makina mund të dalë te oborri i Piramidës dhe të fshijë çdo gjë që del përpara.

Së dyti, cilësia e asfaltit është mizerabël dhe jashtë çdo kriteri, nuk ka ashpërsinë e duhur për të prodhuar forcë fërkimi, në rast frenimi makina rrëshket si në aquapark.

Së treti, nuk ka korsi biçikletash, po kjo nuk do të thotë që nuk kalojnë biçikleta. Biçkletat nuk kanë asnjë sistem mbrotjës që të paktën vizualisht në sytë e drejtuesve të makinave do t’i mbronte. Në përmbledhje mund të thuhet se kjo është një makineri vdekjeje, që cënon jetën e këmbësorëve, biçiklistëve, dhe shoferëve vetë.

Dikush nga Bashkia, me siguri që po e lexon këtë mesazh, po përgjigjja unë e di cila do të jetë: në vend që të përmirësohen kushtet e sigurisë së rrugës, do përmirësohet cilësia e klipit me 4K herën që vjen.

Uroj shumë ta kem gabim me këtë që po them, dhe të jem një histerik i ekzaltuar që ekzagjeron, se nëse kam të drejtë në këtë rast, do jetë tragjedi për ndonjë nga ne, që i kemi besuar qytetin një killeri, që bën klipe me çarqet që u ngren qytetarëve.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto