Vendosni fjalën kyçe....

Me pistoletë pa leje në brez, kapet i riu në Durrës (Video)


Një i ri është arrestuar në Durrës pasi qarkullonte iu armatosur me armë pa leje.

Në pranga ka rënë 27-vjeçari Artan Dema, pasi gjatë një sherri banal me një person tjetër ka tentuar të përdorë armën pa leje që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Vihet në pranga një shtetas, i cili qarkullonte me armë në ambiente publike.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

Artan Dema 27 vjeç, banues në Durrës.

Uniformat blu  kanë marrë informacion për një konflikt në një lokal në lagjen nr.14 Durrës, ku kanë ndërhyrë menjëherë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se shtetasi A.Dema ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B. dhe dispononte një armë zjarri tip pistoletë pa leje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit , në ambiente publike” në ngarkim të shtetasit A.Dema parashikuar në nenin 278/5 të Kodit Penal dhe ” Plagosja e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasit S.B. parashikuar në nenin 89 të Kodit Penal.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *