Vendosni fjalën kyçe....

“Një ambasador më tha se do ta arrestonin Dakon”, Berisha zbulon bisedën


Ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të Roland Qafokut, ka zbuluar një bisedë me një ambasador, i cili i kishte thënë se do ta arrestonin Vangjush Dakon.

“Po ju tregoj bisedën me një ambasador shumë të rëndësishëm. Erdhi në zyrë dhe më tha: Do ta arrestojnë edhe Gjushin.  Unë i them: Mision i pamundur.

Pse, më thotë? I them: A ke dëgjuar të arrestohet ndonjëherë gjysma e njeriut, po kjo është si të arrestosh gjysmën e Ramës. Mund të arrestosh Ramën, por jo gjysmën. 

Gjushi e peshon në kandar Edi Ramën. A e kuptoni se i hëngri kokën Xhafës, Gjushi apo jo. Dhe ja po ua them, mbajeni shënim, gjysma e dytë e Ramës është Arben Ahmetaj”, deklaroi Berisha.

Nuk dihet se cili është ambasadori që Berisha përmend, pasi nuk pranoi t’ja zbulojë emrin.

 Kryebashkiaku i Durrësit është një nga eksponentët më të përfolur të Partisë Socialiste, që pas publikimit të përgjimeve të bisedave të tij me anëtarë të grupit të Avdylajve. Gjë të cilën as vetë Dako nuk arriti ta mohonte dot ndërsa ishte I ftuar në një studio televizive. Kur ishte i ftuar te emisoni “Opinion”, Dako pranoi se kishte folur me çdo qytetar të Durrësit, por mohoi të ishte përfshirë në aktivitete kriminale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *