Pas prostesës së studentëve në Durrës ka reaguar edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Në reagimin e Dakos thotë se për këtë zonë i është bërë një kërkesë qeverisë dhe Shoqërisë Konçesionare në Tiranë të marrë në konsideratë spostimin e mbetjeve të Porto Romanos për në Tiranë dhe trajtimin e tyre përkatës.
“Si çështje e parë është grumbullimi i mbeturinave dhe bonifikimi i zonës. I është kërkuar Qeverisë dhe Shoqërisë Konçesionare në Tiranë të marrë në konsideratë spostimin e mbetjeve të Porto Romanos për në Tiranë dhe trajtimin e tyre përkatës.
Të hënën më datë 29.10.2018 u mblodh Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve për shpalljen e gjendjes së Emergjencës Mjedisore. Aktualisht po analizohen kostot e kryerjes së transportit, përkatësisht kostot që do të mbulojë Bashkia dhe ato që do të mbulojë Qeveria.”, shprehet Dako.
Studentë dhe aktivistë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës zhvilluan sot një protestë kundër djegies së mbeturinave pranë kampusit universitar. Rreth 1 kilometër nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës vazhdon prej vitesh djegia e mbetjeve e cila është kthyer në problemin numër një si për rreth 20 mijë studentë, ashtu edhe për stafin akademik.
Djegia e plehrave në Porto-Romano është, hapur në shkelje e ligjin, por sikur të mos mjaftonte kjo jetë njerëzish rrezikohen çdo ditë në këtë zonë.
Reagimi i plotë i Dakos:
Të nderuar qytetarë! Dëshiroj të sqaroj opinionin publik në lidhje me hapat që po ndiqen për zgjidhjen përfundimtare të mbetjeve në zonën e Porto Romanos në Bashkinë Durrës. Këshilli Bashkiak i Durrësit me vendim Nr. 533 datë 10.07.2018 ka vendosur “Miratimin për shpalljen e emergjencës mjedisore në fushën e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve Urbane për territorin e Bashkisë Durrës”.
Si çështje e parë është grumbullimi i mbeturinave dhe bonifikimi i zonës. I është kërkuar Qeverisë dhe Shoqërisë Konçesionare në Tiranë të marrë në konsideratë spostimin e mbetjeve të Porto Romanos për në Tiranë dhe trajtimin e tyre përkatës.
Të hënën më datë 29.10.2018 u mblodh Komiteti i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve për shpalljen e gjendjes së Emergjencës Mjedisore. Aktualisht po analizohen kostot e kryerjes së transportit, përkatësisht kostot që do të mbulojë Bashkia dhe ato që do të mbulojë Qeveria.
Gjithashtu paralel me këtë proces, po hartohet dhe projekti i cili e kthen zonën e Porto Romanos (fushën aktuale të vendgrumbullimit të mbetjeve) në një park të gjelbëruar për qytetin.
Bashkia Durrës është në mes të një procesi për zgjidhjen e problemit ku rolin kyç e ka qeveria shqiptare. Ky proces do të finalizohet me pastrimin përfundimtar të vendgrumbullimit të mbetjeve dhe kthimin e Porto Romanos në park.