Studentë dhe aktivistë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, kanë zhvilluar një protestë kundër djegies së mbeturinave pranë kampusit universitar.
Në rrjetet sociale që prej ditës së djeshme ka nisur fushata për t’i bërë thirrje sa më shumë njerëzve t’u bashkohen.
Rreth 1 kilometër nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës vazhdon prej vitesh djegia e mbetjeve e cila është kthyer në problemin numër një si për rreth 20 mijë studentë, ashtu edhe për stafin akademik.
Djegia e plehrave në Porto-Romano është, hapur në shkelje e ligjin, por sikur të mos mjaftonte kjo jetë njerëzish rrezikohen çdo ditë në këtë zonë.
Jeta e studentëve që shumicën e kohës e kalojnë pranë Universitetit është seriozisht e rrezikuar nga mbetjet kancerogjene që digjen pa asnjë lloj kriteri, dhe jashtë çdo standarti.
“Duke qenë të vetëdijshëm se JETA dhe SHËNDETI i qytetarëve, studentëve, stafik akademik dhe administratës është më e rëndësishme se të gjitha, duke qenë të vetëdijshëm se kjo kauzë është për JETËN, duke qenë të vetëdijshëm se askush nuk mund të vazhdojë më frekuentimi ne këtyre ambijenteve, duke qenë të vetëdijshëm se jeta jonë është në fije të perit, studentët e UAMD-së, kanë vendosur që me datën 02/11/2018 ora 11;00 përballë kampusit Universitar në rrugë të mbahet Tubim-protestë ku do të bëhet thirrje URGJENTE për zgjidhjen e menjëhershme të kësaj situate ose përshkallëzimi i protestave do të jetë i pashmangshme.” – paralajmërojnë studentët.
*VINI RE: Fotot janë bërë nga gazetari Isa Myzyraj
VINI RE: Video marrë nga faqja “Durrësmycity”