Vendosni fjalën kyçe....

Si po i njohin të rinjtë tmerret e diktaturës (FOTOT)


Diktatura duhet kujtuar në mënyrë që të shërohen plagët. Por si e njohin të rinjtë shqiptarë diktaturën? Një konkurs ka mbledhur të rinjtë e moshave nga 15-19 vjeç, të cilët janë njohur me kohën e diktaturës dhe tmerret e saj, përmes rrëfimeve të gjyshërve.

Sigurisht që këta të rinj kanë lexuar libra, kanë kërkuar në internet, kanë parë dhe dokumentare, por konkursi është pikërisht ky “Pyet gjyshërit”.

Nxënës nga gjimnaze të ndryshme të Shqipërisë, kanë sjellë produktet e tyre, në kategoritë ese, art pamor dhe multimedia, përmes të cilave kanë paraqitur përfytyrimet e tyre rreth së shkuarës komuniste, duke u bazuar në rrëfimet e gjyshërve.

Përmes fotove të mëposhtme, mund të shikoni disa prej produkteve të realizuara nga këta të rinj, në veçanti piktura. Ajo që bie në sy gjatë këtij prezantimi, është gjithashtu një djep i mbushur me bar.

Konkursi “Pyet gjyshërit 2018” shpërndau edhe 9 çmime.

15-vjeçarja nga gjimnazi “16 Shtatori” i Shijakut, Xhorda Norja, përmes një realizimi në art pamor, mori çmimin për punimin më të vlerësuar online në facebook-un e IDMC.

Çmimi i arteve pamore u fitua nga 15-vjeçarja Eni Duka, nga shkolla e mesme artistike “Jan Kukuzeli” Durrës, me punimin “Alive”.

Çmimi special, që shkoi për punimin “Përkundjet e një jete” të Erjola Jahajt dhe Ilirjana Zemanit po nga shkolla e mesme artistike “Jan Kukuzeli”, Durrës.

2 çmime për multimedian, shkuan për punimet “Teatri i Diktaturës” dhe “Stuhi dhe Dashuri”. I pari ishte një realizim nga nxënëset e shkollës “Drita e Dijes” në Berat, Rexhina Pelivani, Rea Garuli dhe Adelajda Manushi ndërsa punimi i dytë ishte i Erlis Spahiut nga gjimnazi gjuhësor “Mahmud e Ali Cungu” Elbasan.

Çmimi për senë më të mire, i fituar nga gjimnazistja e shkollës “Dhaskal Todri” në Elbasan, Doris Balliçi me esenë “Dekadat e tmerrit”.

Përveç këtyre 9 të rinjve që u bënë fitues të vizitës studimore në vendet e kujtesës në Europen Juglindore, 30 punimet finaliste, fituan një vizitë studimore në vendet e kujtesës nga veriu në jug të Shqipërisë.

Ky konkurs u organizua nga IDMC-Instituti për Demokraci, Media & Kulturë në bashkëpunim me Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien (KAS), Shoqata e Mësuesve të Historisë së Shqipërisë “Rinia & Historia” dhe Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë (MASR).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *