Shtatë vetë u vranë dhe më shumë se dhjetë të tjerë mbetën të plagosur në një sulm ndaj një autobusi që transportonte të krishterët kopt në një manastir në Minja, Egjipt, tha një arkipeshk vendas për “Reuters”.
Të shtënat me armë zjarri nisën pasi një autobus që mbante pelegrinë krishterë koptë ishte në rrugën e tij për në Manastirin e Shën Samuelit.
Një sulm i ngjashëm ndodhi në vitin 2017, kur persona të armatosur të maskuar hapën zjarr mbi një autokolonë me autobus që mbante Koptët drejt të njëjtit manastir, duke vrarë 28 vetë dhe duke plagosur 22.
Në gusht, një sulm vetëvrasës me bomba kundër Koptëve në Kajro dështoi pasi bomba shpërtheu duke vrarë vetëm sulmuesin.
Në 2016, të paktën 25 vetë u vranë në një sulm vetëvrasës në një kishë të krishterë.
Në prill 2017, dy shpërthime vetëvrasëse në “Palm Sunday” në dy kisha kopte në Kajro vranë të paktën 47 persona.