Vendosni fjalën kyçe....

Të rinjtë francezë “çmenden” për “Halloween”, plaçkisin Parisin dhe sulmojnë policët (VIDEO)


Frymëzuar nga filmat e frikshëm, në të cilat të gjitha krimet janë të ligjshme për një natë, qindra persona plaçkitën rrethinat franceze në mbrëmjen e “Halloween”-it.

Thirrja për një “spastrim” të dhunshëm në mbrëmjen e “Halloween”-it, përfshiu qindra të rinj në Paris të cilët menduan se mënyra më e mirë për të festuar 31 tetorin, ishte duke u zbavitur përmes krimit.

Sipas një njoftimi të policisë franceze, mesazhet që qarkulluan në rrjetet sociale për një “spastrim” kundër autoriteteve, ishin përgjegjësse për dhunën, duke përfshirë plaçkitjet dhe sulmet ndaj policëve.

Të rinjtë e maskuar sulmuan një oficer me acid dhe plaçkitën disa dyqane, duke thyer dritaret dhe duke i vendosur flakën disa kazaneve të plehërave, shkruan RT.

Policia përdori gaz lotsjellës kundër të rinjve për t’i ndaluar ata dhe më shumë se 100 pre tyre u arrestuan.

“Halloween-i duhet të mbetet një festë”, tha ministri i Brendshëm Christophe Castaner, i cili më tej shtoi: “Spastrimi nuk është një shaka, spastrimi është një kërcënim”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *