Vendosni fjalën kyçe....

Kapet për t’u ekstraduar italiani i dënuar me 11.5 vite burg


Një shtetas italian ka rënë në prangat e policisë këtë të shtunë  pasi rezulton i dënuar me 11 vite e gjysmë burg nga gjykata italiane. 

Pasquale Scalise, 47 vjeç, rezultonte në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata italiane e kishte dënuar për veprat penale të “mashtrimit financiar” dhe “mashtrimit kompjuterik”. Mësohet se ai kishte ndryshuar emrin në Andrea dhe qëndronte në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet.

Operacioni policor për kapjen e tij është kryer në bashkëpunim me Interpol Tiranën, e me qëllim ekstradimin në Itali, ku i duhet të vuajë dënimin e marrë prej më shumë se 11 vitesh.

Njoftimi i policisë:

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian: – Pasquale Scalise, 47 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”. Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *