Eurodeputetja Tanja Fajon e cila është edhe raportuese e vizave për Kosovën së fundmi ka vizituar Serbinë.
“Ekspress” shkruan se ajo ka kritikuar ashpër regjimin e Vuçiçit dhe ka folur edhe për çështjen e ndryshimit të kufirit si zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë. Ajo ka thënë më tej se Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini është duke u kritikuar për ditë e më shumë nga liderët e BE’së
“Çdo ndryshim kufiri është çështje shumë sensitive. Nuk e mbeshtes një ide të tillë sepse frikësohem se do të ketë efekt negativ në gjithë rajonin duke shkaktuar destabilizim. Kjo më brengos mua dhe shumë shtete brenda BE’së. Shpesh po dëgjoj që çdo ditë e më shumë liderët e BE’së po e kritikojnë qëndrimin e Mogherinit sepse ka edhe udhëheqës tjerë në Ballkan që duan ndryshimin e kufijve.
Në fund kush pyet se çka do të ndodhë me njerëzit? Ajo që politikanët duhet të bëjnë është që të gjejnë zgjidhje që çon drejt normalizimit të jetës pa manipulime dhe pa popullizëm” ka thënë ajo.