Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Korça: Kush shet votën ka shitur shpirtin


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Dvoran të Korçës dhe ka zhvilluar takime me fermerët aty.

Fermerët korçarë kanë deklaruar para Bashës se po përballen me të njëjtin shqetësim si edhe fermerët e tjerë në të gjithë Shqipërinë. Ata janë shprehur se nuk pon ju shiten mollët apo prodhimet e tjera dhe po ju kalben nëpër magazina. 

“Sivjet nuk ka ardhur një maune me targa të huaja. Më parë vinin shqiptarët e Kosovës, vinin maqedonasit. Tani as edhe një. Nuk e di arsyen se pse nuk vijnë. Thonë që referencat në doganë… që qeveritë e huaja”, tha një fermer.

 

Basha Ne Korce (2)

Për gjithë këtë situatë kreu i PD-së Basha u shpeh se kush shet votën s’duhet të flasë më as për mollën, as për çmim të lartë të pesticideve e as për çmim të lartë të naftës, sepse në atë moment ka shitur shpirtin. 

“Kush shet votën s’duhet të flasë më as për mollën, as për çmim të lartë të pesticideve e as për çmim të lartë të naftës, sepse në atë moment ka shitur shpirtin. Ti ndërgjegjësojmë njerëzit se kush shet votën ka shitur të ardhmen e fëmijëve të vet. E pastaj vijnë të gjithë politikat, vijnë mbështetja e politikave të bujqësisë dhe e subvencioneve, që edhe molla juaj të dalë të paktën në tregun e Kosovës.

Së dyti, të sjellim investime këtu, sepse të gjithë këto tonelata mollë, pse të ngarkohen në kamionë por të hapet fabrika këtu. Por sa kohë kryeministri dhe Ministri i Brendshëm e kanë mendjen si të shpëtojnë veten. Prandaj duhet të ndërmarrim hapin kryesor, ta pastrojmë politikën nga krimi”, tha Basha.

Ndërsa  në Devoll Basha u shpreh:  Vit pas viti laku ka ardhur duke u ngushtuar në fytin e fermerëve shqiptarë. Dhe tani jemi përballë riskut që të prodhoni e të mos i shisni dot prodhimet ose t’i lini djerrë. Nga puna juaj varet buka e familjes tuaj dhe atyre që punojnë në bujqësi. Fermeri, fshati dhe bujqësia janë braktisur. Buxheti vit pas viti nuk ka ndryshuar për bujqësinë. As 1/3-ta e buxhetit qe jep Kosova. Prodhimet e fqinjëve të subvencionuar konkurojnë fermerët shqiptarë. Dy jane problemet: mungesa e fondeve, braktisja totale. PD synon rikthimin e skemës së subvencioneve. Shteti duhet të ndihmojë jo vetëm pika grumbullimi por edhe pika përpunimi.  Prodhimi të mos çohet jashtë por të përpunohet këtu. Në vend që milionat e eurove që ua japin për një copë rrugë, këto para të shkojnë për të mbështetur dhe subvencionuar fermerët dhe prodhimin e përpunimin. Qe te ndodhë kjo, duhen larguar banditët nga qeverisja dhe politika.”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *