Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Sukthit në protestë për plehrat: Zgjidhje urgjente


Pas protestës së djeshme të studentëve edhe banorët e Sukthit sot kanë protestuar për plehrat. Ata i kanë kërkuar bashkisë  të gjejë një zgjidhje urgjente për çështjen e plehrave.

Pranë Sukthit ndodhet një fushë ku depozitohen të gjitha plehrat e bashkisë dhe më pas digjen. I gjitha zona aty është e ndotur dhe me plot mbrete urbane. 

“Sot protestojmë për mbeturinat për tymin që i bëri kancerin popullit të Sukthit që 50 ditë ky popull po rri në vuajtje, në ambient të ndotur.

Fëmijët po shkojnë në spital dhe as spital s’ka çfarë t’u bëjë me këtë blozë që vjen nga mbeturinat. Kemi protestuar shumë herë por nuk na i vë veshin kush. I gjithë tymi hyn brenda”, tha një prej banorëve për mediat. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *