Vendosni fjalën kyçe....

Çanta e dyshmtë që vuri në lëvizje policinë rezultoi alarm fals


Çanta e dyshimtë e cila vuri në lëvizje policinë ka rezultuar alarm fals pasi në të nuk është gjetur asnjë material i cili mund të rrezikonte sigurinë publike.

Mësohet se çanta u konstatua poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh, ndërsa brenda saj dyshohej se kishte lëndë plasëse.

Kaq mjaftoi që banorët të njoftonin policinë, ndërsa kjo e fundit rrethoi zonën, duke vendosur edhe perimetrin e sigurisë.

Pas këqyrjes nga forcat xheniere, u konstatua se në çantë nuk kishte lëndë plasëse.

Po çfarë ka pasur në brendësi çanta?

Një version është se kishte rroba të vjetra ndërsa një tjetër version se kishte perime, por policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *