Një çantë e dyshimtë është lënë poshtë shkallëve të një pallati në “Unazën e Re” e cila ka alarmuar policinë.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka njoftuar njësinë antieksploziv.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.11.2018, rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re” poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksplozivë.