Vendosni fjalën kyçe....

E fejuara e Khashoggi-t: Deklarata e administratës Trump për vrasjen, pa baza morale


E fejuara e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi ka deklaruar së fundmi se përgjigjia e  administratës Trump për vdekjen e Khashoggi ka qenë pa “baza morale”.

“Shtetet e Bashkuara duhet të jenë vendi që të udhëheqë përpjekjet për nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë. Ka disa në Uashington, që shpresojnë se kjo çështje do të harrohet, thjesht duke përdorur taktika vonuese. Por ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion ndaj administratës Trump, që të ndihmojë për vënien në vend të drejtësisë për Jamain. Mënyra e vdekjes së tij nuk ka për t’u mbajtur e fshehtë”, është shprehur  Hatice Cengiz në një artikull të botuar të premten në gazetën “The Washington Post”.

Duke cituar dy njerëz të afërt me çështjen, gazeta “The New York Times” njoftoi të premten se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kishin invormacion se  Princi Saudit  Mohammed bin Salman e konsideronte Khashoggin një islamik të rrezikshëm.

Ndërsa presidenti i Turqisë, Erdogan  për këtë çështje ka deklaruar: “Ne e dimë se autorët e krimit janë mes 18 të dyshuarve të burgosur në Arabinë Saudite. Ne dimë gjithashtu se ata individë erdhën të përmbushnin urdhrat e tyre: vrisni Khashoggin dhe ikni”. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *