Mos dekretimi i emrit të Sandër Lleshit nga Presidenti Ilir Meta shënon rrëzimin e tretë të ministrit të Brendshëm për Kryeministrin Rama pas largimit të Saimir Tahirit dhe dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.
Në rastin e Tahirit dhe Xhafajt kemi dorëheqjen e tyre ndërsa për Lleshin kemi rrëzimin me një dekret presidencial.
Por deri më tani pas vendimit të Presidentit për mosdekretimin e Lleshit nuk kemi një reagim nga Kryeministri Rama.
Duket se mos-dekretimi nga Meta i propozimit të Ramës për Ministër të Brendshëm e ka lënë pa fjalë kryeministrin.