Vendosni fjalën kyçe....

I moshuari përlotet në takimin me Bashën: Nuk na shiten mollët, na ngelen në magazina


Kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në Dvoran të Korçës dhe po zhvillon një takim me fermerët aty. Fermerët janë shprehur se nuk ju shiten mallrat e tyre por iu mbeten nëpër magazina. Ata janë shfaqur të shqetësuar se nuk ka treg shitje dhe se nuk kanë marrë deri më tani asnjë subvesionim nga qeveria.

“Kam  2800 harka, i kam në 4 lloje molle. Gjithë fshati këtu prodhon mollë dhe ne tregtarët na vijnë dhe na thonë të na i marrin më 15o lekë të vjetra për kile.

Nuk kemi ku ta shesim, nuk ka fuqi blerëse. Të njëtin hall kemi të gjithë. Kemi 5 vite që nuk kemi marrë asnjë subvesionim nga shteti.

Kosotja e mollës është mbi 170 lekë ata na i kërkojnë me 150 lekë të vjetra. Na kërkojnë edhe me 20 lekë fare.”, i shprehen fermerët Bashës.

Një i moshuar është përlotur para Bashës sepse i vjen keq për fermerët pasi nuk fitojnë nga puna  e tyre por mollët iu kalben.

“Po më vjen keq që qaj se nuk nuk jam fermer por e quaj veten fermer se rri çdo ditë më fermerët dhe nuk iu shiten mallrat. Unë i kam fëmijët në Kanada dhe kam qenë mësues por mallrat këtu nuk shiten.”, u shpreh ai ndaj Bashës teksa u përlot.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *