Derbi turk mes Gallatasarait dhe Fenerbahçes, edhe këtë herë nuk ka kaluar i qetë. Ashtu siç shihet edhe në videon e mëposhtme laojtarët e dy skuadrave janë rrahur me njëri-tjetrin në momentin që arbitri sinjalizoi mbylljen e takimit.
Shumë prej lojtarëve të Gallatasarait e kishin inatin me Xhailson dhe të gjithë nisën ta ndiqnin me vrap, por ai ia doli që të futej në tunelin e stadiumit.
Ndërkohë, ndeshja u mbyll në barazim 2-2, ku Donk dhe Lines çuan rezultatin në 2-0 për vendasit, ndërsa Valbuena nga penalltia dhe Xhailson barazuan në pjesën e dytë.
https://www.youtube.com/watch?v=ADSom799Y7c