Vendosni fjalën kyçe....

Mustafë ” trafikanti” dhe Admir “biznesmeni”

Nga Anila Hoxha

Në të 78 vitet e jetës së tij Mustaf Shuti mendonte se i kishte kaluar të gjitha llojet e dallgëve. 16 vite në minierë aq sa i lanë në vazhdim një sëmundje të egër mushkërish. Më tej koperativë dhe pesë fëmijë për ti rritur. Pastaj e shoqja ” u ngjit” për krevati nga një paralizë e beftë. “Po asgjë asgjë nuk ishte dhe nuk i ngjan kësaj të fundit” , ofshan Mustaf Shuti. Asgjë më e rëndë se shija e prangave më thotë .

Mustaf Shuti ka zene krevatin, ai ne njerin krah dhe plaka ne krahun tjeter. ” më lanë – thotë – më lanë arrest shtëpie- mirë boll bënë- po ku do shkoj , jam i sëmurë , jam duke ikur në vend tjetër , jo prej shtetit “.

Mustaf Shuti jeton në Brenoge të Hasit, një fshat që nuk u bë i njohur as për largimin masiv të djemve drejt Anglise, as për dëboren që i bllokon e i mbyll pesë muaj të vitit. Por për një laborator droge.

” erdhi policia. ata hynë në oborr dhe gjithandej… kërkuan të dinin, kush është zot shtëpie këtu pyetën? U ngrita nga krevati dhe ju tregova drejt, une jam u thashë” .

Mustaf Shuti këmbëngul se i kanë mashtruar. Varfëria e ka ngulur në fshat dhe janë ndër të paktat familje që nuk u larguan dot as në emigracion dhe as larg Kukësit. Në lagjen ku jeton familja Shuti me 7 anëtare , kanë ikur 6 familje. Ndërtesat po rrënohen. Edhe plakut Mustafë , i ka ikur njëri nga djemtë në Zelandë të Re, por ai nuk e ktheu më kokën pas, as për nënë e as për babë.

Djali me të cilin jeton Xhevit Shuti , 48 vjeç , para gjashtë viteve filloi të punojë si shofer i linjës Has – Durrës.
Plaku Mustaf dhe biri Xhevit, kanë njëjtë emrat si turqit e telenovelave me trafikantë dhe si 2 turqit e tjerë që nuk u arrestuan.

Mes kollës që nuk i ndahet plaku Mustaf shtrëngon gjoksin dhe hesht kur e pyes a është trafikant?

” çështë kjo punë – pëshpërit- ne jemi ca fukarenj të gënjyer” . Mustaf plaku më tregon se “ata” ishin lidhur me të birin, i kishin thënë se do hapnin një punishte për bimët medicinale dhe se u duhej ” një copë shtëpi me qera”. “Ata” erdhën të mërkurën në darkë , dhe ju thashë se kur të bënin ilaçe medicinale , mbase do më jepnin diçka edhe për kollën. Se ishte drogë kurrë nuk mund ta mendoja.

Të enjten në mëngjes plaku Mustafë tregon se u kishin kërkuar atyre të firmosnin një dokument për qera. Por “ata” nuk kishin pranuar.

Kush janë ATA e pyes. Nëse i shoh do t’i tregoj më thotë, sepse nuk i harroj. E kisha boll varfërinë thotë. Por tre veta nga shtëpia arrest , është boll e rëndë.

Plaku Mustaf , dëgjon zhurmën që le sëpata jashtë në oborrin e një shtëpie , në të cilën jetojnë të gjithë në një dhome. Nusja e shtëpisë me tre fëmijë të vegjël , po bën gati drutë e dimrit. Do vijë dëbora thotë, ka vaktin, po edhe qeveria është në vakt të vet e mund ti gjejë trafikantët e vërtetë- thotë Mustaf Shuti” .

Tre ditë në paraburgim s’janë asgjë thotë, djali në burg thotë s’është asgjë, as nusja që qe në burg s’është asgje, para forcës që më duhet për t’i bindur të gjithë, se jemi ca të gënjyer” . Po kryet shëndoshë thotë, kryet shëndoshë

Në vendin e laboratorit Anila Shuti po fut drutë e dimrit. Vajza e shtëpisë po djeg rakinë, do ta shesin. Dy djemtë e tjerë më i madhi në klasë të tetë, shikon me bisht të syrit atletet e njeriut që më shoqëron. Janë firmato i thotë shoqëruesi im, por ai nuk e ka idenë, mban të veshura një palë opinga të shkelura, numër mjaft i madh për këmbet e tij dhe plot bajga lopësh.

Dhe të mendosh që në shtëpinë e tyre u gjet një laborator droge me mbi 100 kg morfinë. Dhe të mendosh që baba i tij, gjyshi i tij , nëna e tij dyshohen si trafikantë. Së bashku me biznesmenin Admir Hoxha, që jeton në arrati dhe që në afërsi të areoportit ka nën pronësi një nga restortet më luksoze.

Vendi i laboratorit

 

Foto brenda laboratorit

 

Xhavit Shuti

 

E shoqja e paralizuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *