Edhe këtë javë palestinezët vijuan me protestat e tyre përgjatë kufirit të Gazës. Por këtë herë u re një numër më i vogël protestuesish, kjo pasi ndërmjetësuesit egjiptianë kanë punuar për të ulur tensionet mes palëve.
Palestinezët protestojnë prej 7 muajsh, çdo të premte në Rripin e Gazës, ndërsa që nga muaji mars, deri tani, janë vrarë rreth 220 persona, sipas burimeve shëndetësore palestineze dhe vetëm një pjesëtar i ushtrisë izraelite.