Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një takim në Korçë ka shpalosur platformën që propozon për t’i dhënë zgjidhjeve problemeve në vend dhe themelet e programit të tij dhe opozitës.
“Sot jemi këtu për të prezantuar themelet e programit tonë për zgjidhjen e këtij problemi. Në kemi paraqitur tre platforma që përbënjnë themelin e propozimit tonë: Ndarjen e politikës nga krimi, dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe luftën kundër korrupsionit për të cliruar ekonominë.
Nuk ka vend më të mirë dhe qytet më të mirë për ta nisur këtë sesa Korça dhe për ta vazhduar anëaembanë vendit. Këto platforma janë baza e veprimit tonë dhe sapo të vihen në jetë do të ndërtojnë të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Vendi do t’i kthehet qytetarëve. Shumica e shqiptarëve e ka mbështetur këtë programe.
Prandaj besoj që sa më shpejt qytetarët të bashkohen në vizionin tonë, aq më shpejt nuk do të jenë platforma por realitet.
Është e qartë tashmë se sa thellë i ka futur rrënjët krimi i organizuar në qeverisjen e vendit. E kemi denoncuar që në ditën e parë të qeverisjes së tij, futjen e personave me rekorde kriminale në Parlament, që u katapultuan si deputetë e kryebashkiakë direkt nga burgjet. Edi Rama i mbrojti me thonj deri në fund. ”, tha Basha.
Në këtë takim, Basha shoqërohet nga deputetët e PD-së: Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi dhe Gazment Bardhi./Hashtag.al