Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e presidentit të Republikës Ilir Meta, për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.
Sipas Berishës, ky vendim ka shkaktuar festë dhe gëzim të madh ndër socialistë, sepse i shpëtuan sipas tij në këtë kohë përgjimesh e rregjistrimesh, kontrollit të dyfishtë të Ramës, ndërsa disa u ngazëllyen nga dëshira për të zënë vendin e Fatmir Xhafajt.
Berisha përmend edhe emrat, që sipas tij kërkojnë të marrin postin e ministrit të Brendshëm , duke nisur nga Olta Xhaçka, Etilda Gjoni, apo Senida Mesi.
“Pse u gezuan dhe festuan mbreme pabesisht narkodeputetet e narkomazhorances!?
Te dashur miq, nje feste dhe gezim i pazakonshem shpertheu mbreme tek narkoparlamentaret e narkomazhorances siçiliste per mos dekretimin nga Presidenti i Republikes i kandidatures se keshilltarit te Rames, Sander Lleshi si minister i brendshem.
Telefonatat, SMS, Ëatsapp, BBM, telegrafet e urimit per njeri tjetrin por edhe per vet presidentin dhe anturazhin e tij tejkaluan shume ato qe ata dergojne per pashke apo bajram. Ne Hilton dhe kafete e tjera te narkosit u hap edhe shampanje. Shumica e tyre festuan se i shpetuan ne kete kohe videosh dhe regjistrimesh spiunimit dhe kontrollit policesk te dyfishte te Rames (pas atij qe ushtron me sigurimsat e SHISH) ndaj tyre, pasi gjenerali ne daljen e tij ne Opinion i lemeriti sepse ai u paraqit aty si spiun kongenital dhe i tmerroi tek betohej 35 here per koke te Rames sikur Rama te ishte vet Krishti dhe jo Antikrishti i dyte i shqiptareve pas Enverit.
Te tjere, krahu i pluhurit dhe droges u ngazllyen pasi endrra e tyre per te zene vendin e Xhafes doli nga varri, kurse te tretet nuk u permbajten dhe nisen sipas preferences mesazhet e urimit ndrikullave Xhaçka, Gjoni, madje edhe te dyjave, si ministret e tyre te ardhshme te brendshme. Nder socialistet, i merzitur qartas mbeti vetem Ditziu sepse druan shume se ndrikull Mesi do jete ministrja e brendshme dhe atij do te bien aksionet ne banditet siçiliste te Shkodres.
Ne kete feste mori pjese edhe viktima e Gjushit, vet Xhafa, i cili i tha Lal Plehut se qesh mire ai qe qesh i fundit!”, shkruan Berisha.