Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me armë gjahu pa leje dhe 19 fishekë, ndalohet 37-vjeçari në Sarandë


Një person është prangosur në Sarandë pasi i është kapur në makinë një armë gjahu pa leje.

I arrestuari është identifikuar si 37-vjeçari Vangjel Kromidha, pasi gjatë kontrollit në mjetin tip “Ford” që drejtohej nga një tjetër person është gjetur një armë gjahu dhe 19 fishekë pa leje.

“Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford” të drejtuar nga shtetasi E.B, u gjet një armë gjahu (Teke) pa leje si dhe 19 fishekë në pronësi të shtetasit V.K. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij iu gjet 7 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes së ndodhur në datën 01.11.2018, ku në fshatin Llazat, Sarandë, në dyqanin në pronësi të shtetases Dh.M, 67-vjec, janë vjedhur sipas saj paketa cigaresh dhe 10.000 lekë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Vjedhja”, parashikuar nga nenet 283/1, 280, 134 të Kodit Penal.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *