Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Veriut mund t’i rikthehet programit bërthamor


Koreja e Veriut ka kërcënuar se mund t’i rikthehet programit bërthamor, që është braktisur përkohësisht nga vendi aziatik.

Shkak për këtë janë bërë sanksionet amerikane që nuk janë lehtësuar aspak.

Lajmi është njoftuar nga Ministria e Jashtme e vendit aziatik e cila citohet nga televizioni kombëtar.

Sipas saj, presidenti amerikan Donald Trump nuk e ka mbajtur fjalën për zbutjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut në këmbim të braktisjes së politikës atomike nga ana e kësaj të fundit.

“Përmirësimi i marrëdhëmieve nuk ka shkuar në të njëtën linjë me heqjen e sanksioneve.” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut.

Presidenti amerikan Donald  Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un u takuan në muajin qershor në Singapor në një samit historik mes palëve.

Në atë takim palët ranë dakord për përmirësimin e marrëdhënieve në këmbim të braktisjes së programit bërthamor nga Koreja e Veriut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *