Vendosni fjalën kyçe....

Mbytet peshkarexha në Sazan, rrezikojnë jetën peshkatarët


Mbytet një peshkarexhë në afërsi të ishullit të Sazanit në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku brenda peshkarexhës e cila nisi të fundosej ndodheshin katër peshkatarë, të cilët rrezikuan seriozisht jetën.

Peshkatarët mësohet se kishin dalë për peshkim me mjetin e tyre, i cili kishte pësuar avari dhe ishte mbytur.

Katër personat kanë qëndruar mbi katër orë në kamerdare, derisa trageti i linjës Brindisi-Vlorë i pikasi dhe ndaloi për t’i marrë në bord.

Katër peshkatarët janë transportuar në spitalin e Vlorës për kontroll. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e mbytjes së peshkarexhës.

Kapiteni i tragetit të linjës Vlorë-Brindisi, Petrit Agaj tregoi  para kamerave se si shpëtuan 4 peshkatarët nga Vlora.

 Në orë 5:50 të mëngjesin, në distancën 10 km në perëndim të Sazanit, oficeri i shërbimit dhe marinari raportojnë se shikojnë disa njerëz në det. U dha alarmi dhe u përgatitën mjetet e shpëtimit. Për 5 minuta, një nga mjetet u hodh në det dhe shkoi me shpejtësi tek katër personat. Ata ishin të ndërgjegjshëm dhe menjëherë i sollëm në anije. Temperatura e ujit ishte 21 gradë dhe e ajrit 18 gradë. Koha ishte e gjatë dhe favorizonte jetën e tyre. Në këtë zonë nuk ka shumë anije që kalojnë dhe me orët që kalonin ata mund të kishin humbur jetën. Ne ju dhamë ushqime të ngrohta dhe batanije. 

Ata na shpjeguan se ishin në det që nga ora 23:30 e natës dhe prisnin një mënyrë, edhe Zoti për t’i shpëtuar. U njoftua edhe menjëherë kapiteneria dhe ajo lajmëroi spitalin që solli dy ambulanca. 

Dalluam një grup personazh dhe bëmë manovër për t’u afruar dhe ulëm mjetet shpëtuese në det. Ekuipazhi bëri gati të gjitha elementët e shpëtimit. Peshkatarët na falenderuan për shpëtimin e jetës. Kishin dalë në det rreth 10 km nga Sazani. Anija kishte marrë ujë dhe ishte fundosur për pak sekonda. Kishin një pjesë lëndruese të bardhë dhe qëndruan së bashku të të katërt. Ne i trajtuam menjëherë për hipoterminë. Në momentin që i gjetëm një djalë ishte më shumë i stresuar. Normal 6 orë e gjysmë në ujë është rekord, të cilët nga momenti në moment mund të kumbisnin jetën.”, tha Agaj. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *